INVESTIGIMI: Punonjësja e kopshtit e infektuar me Covid-19, çdo gjë mbahet sekret, prindërit nuk njoftohen

Publikuar tek: aktualitet, më 19:52 09-07-2020 INVESTIGIMI: Punonjësja e kopshtit e infektuar me Covid-19, çdo gjë mbahet sekret, prindërit nuk njoftohen Kopshti 4 stinët

Ditën e sotme është bërë me dije rasti i një punonjëse në kopshtin 4 stinët e cila ka realizuar pozitive me koronavirus.

Skandali i ndodhur te kopshti publik ‘Katër stinët’,  ku një punonjëse ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht këtij fakti çdo gjë mbahet sekret, u soll me zë dhe figurë nga emisioni 'BOOM'.

Ky lajm konfirmohet zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve. Ndërkohë, fëmijët vijojnë të frekuentojnë kopshtin, por prindërit nuk janë në dijeni të situatës.

Për këtë informacion që ka mbërritur në redaksinë e emisionit, gazetarja vendosi që të shkojë dhe të pyesë vetë stafin nëse është e vërtetë apo jo. Fillimisht gazetarja kërkon drejtoreshën e kopshtit, por punonjëset i thanë që kishte shkuar në shtëpi.

Por një punonjëse tjetër u shpreh se drejtoresha e kopshtit është me raport se është sëmurë. Më pas një punonjëse thotë se vetëm njëra nga stafi ka dalë pozitive. Informacionet që punonjëset dhanë binin në kundërshtim me njëra-tjetrën. Dukej se stafi ishte udhëzuar për të mos dhënë asnjë lloj informacioni.

Më pas gazetarja pyeti nëse janë lajmëruar prindërit që një punonjëse e ka dalë pozitiv me Covid-19 teksa ato janë përgjigjur se nuk është përgjegjësia e tyre. Një prind i shqetësuar që na dëgjon gjatë diskutimeve thotë nuk janë lajmëruar.

Gazetarja iu drejtua drejtorisë së kopshteve ku drejtoresha nuk pranon ta takojë, por një përfaqësuese e institucionit thotë se është në dijeni të rastit. Ndërsa për masat shprehet se gjurmimin e bëjnë mjekët specialistë dhe po pret që të  bëhet hetimi epidemiologjik dhe më pas do merren masa sipas rekomandimit të specialistëve. Çështja vijon të hetohet.

Gazetarja iu drejtua Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tiranë për të pyetur se në çfarë faze të hetimit janë. Nuk del drejtoresha, por një përfaqësuese e saj e cila thotë se nuk janë vendosur në dijeni për këtë rast.

Pra ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve thonë se hetimi epidemiologjik pritet të mbyllet ndërsa institucioni shëndetësor thotë se nuk janë në dijeni të rastit madje duke i kërkuar gazetares emrin e punonjëses së infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095150470733643
array(1) { ["section"]=> string(110) "investigimi-punonjesja-e-kopshtit-e-infektuar-me-covid-19-cdo-gje-mbahet-sekret-prinderit-nuk-njoftohen-213365" }