Investim 20 milion euro në Berat për qendrën e grumbullimit dhe paketimit të fruta- perimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 11:30 24-08-2016 Investim 20 milion euro në Berat për qendrën e grumbullimit dhe paketimit të fruta- perimeve

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi firmosi  me sipërmarrësin e kompanisë “BOMIRA SHPK”, z. Ylli Aliaj, kontratën e qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata.  

Investimi i Shoqërisë “BOMIRA” SHPK, Ura Vajgurore, Berat, do të konsistojë në sistemimin e ambienteve ekzistuese dhe në ndërtimin një qendre multi-funksionale, për grumbullimin, seleksionimin, ambalazhimin, ruajtjen dhe tregtimin të frutave e perimeve të freskëta.

Kjo, tha Ministrja Ekonomi, është kontrata e 21-të që ne firmosim në kuadër të kontratave të qirasë me tarifën simbolike 1 euro, që nënkupton se subjekti paguan qira vetëm 1 euro për 20 vjet për pasurinë shtetërore që merr në përdorim.

Prona është rreth 42 mijë metër katror  ndërsa kompania do të investojë një shumë prej 20 milionë dollarësh.

Kompania do të punësojë  50 punonjës deri ne 2018-ën.

"Ngjarja e investimit ka të bëjë me shifrën prej 20 milionë dollarë në periudhën 20 vjeçare dhe investimi fillestar është 2 milionë dollarë"-theksoi ministrja Ekonomi.

Prona që  është lënë në një gjendje degradimi do të përdoret për t’i dhënë më shumë mundësi qytetit të Beratit që të funksionojë më mirë aktiviteti ekonomik, sidomos për prodhimet që vijnë nga zona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023813962936401
array(1) { ["section"]=> string(97) "investim-20-milion-euro-ne-berat-per-qendren-e-grumbullimit-dhe-paketimit-te-fruta-perimeve-50699" }