Investimet dhe projektet japoneze në Shqipëri, Balla: Së shpejti Japonia me ambasadë edhe në Prishtinë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:21 31-10-2019 Investimet dhe projektet japoneze në Shqipëri, Balla: Së shpejti Japonia me ambasadë edhe në Prishtinë Takimi i Taulant Balles dhe Gramoz Ruçit me nje grup deputetesh japonez ne Tokio

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka patur një takim gjatë ditës së sotme në Tokio të Japonisë me një grup deputetësh japonez.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balla ka bërë me dije se brenda prillit të vitit 2020 do të hapet edhe Ambasada Japoneze në Prishtinë.

I shoqëruar në këto takime edhe nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Balla ka shkruar se Japonia është tashmë një nga financuesit e rëndësishëm të disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri me rreth 380 milionë dollar investime.  

Postimi i plotë:

Tokyo: Japonia është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj.

Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në Prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë. Japonia ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

balla.jpg

tao.jpg

gramo.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020760059356689
array(1) { ["section"]=> string(107) "investimet-dhe-projektet-japoneze-ne-shqiperi-balla-se-shpejti-japonia-me-ambasade-edhe-ne-prishtine-184248" }