Inxhinieri i minierës në Dibër dhe 2 punëtorë humbin kontaktet me familjen, dyshohet se janë bllokuar brenda galerisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 28-10-2020 Inxhinieri i minierës në Dibër dhe 2 punëtorë humbin kontaktet me familjen, dyshohet se janë bllokuar brenda galerisë Ilustruese

Dy punonjës dhe një inxhinier dyshohet se janë bllokuar brenda galerisë në një minierë në Dibër. Kjo pasi ata kanë humbur kontaktet me kolegët dhe familjarët.

Ngjarja ka ndodhur në galerinë ‘Balgjaj’ në Selishtë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Policia dyshon se personat  mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Dibër /informacion paraprak

Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15,  shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat  mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Droga ka mbuluar çdo cep të vendit’,Sali Berisha pesimist: Kështu nuk ka të ardhme Europiane!
Karikaturat për Erdogan, habit Mustafa Nano: Unë fyhem kur shikoj femra të mbuluara (Debati me analistin) »
Article Logic
Execution time: 0.012243986129761
array(1) { ["section"]=> string(123) "inxhinieri-i-minieres-ne-diber-dhe-2-punetore-humbin-kontaktet-me-familjen-dyshohet-se-jane-bllokuar-brenda-galerise-225559" }