Inxhinieri jep ALARMIN në takim me Ramën: Durrësi është katastrofë, dëmi mbi 500 MILION EURO. Kam ardhur për të marrë detyrën, jo për të treguar sa i ndershëm jam (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:03 01-12-2019 Inxhinieri jep ALARMIN në takim me Ramën: Durrësi është katastrofë, dëmi mbi 500 MILION EURO. Kam ardhur për të marrë detyrën, jo për të treguar sa i ndershëm jam (DEKLARATA) inxhinieri Arben Meçe

Inxhinieri Arben Meçe paralajmëron një dëm ekonomik që mund të kapë shifra marramendëse, shkaktuar nga tërmeti 6.4 ballë i 26 Nëntorit në Durrës.

Gjatë mbledhjes në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, Meçe tha se dëmi ekonomik mund të kalojë shifrën e 500 milionë eurove.

Sa i përket organizimit dhe funksionimit të Komitetit të Rindërtimit, inxhinieri u tregua i ashpër duke thënë se pret që t’i caktohet detyra dhe të nisë punë pa humbur as edhe një sekondë duke diskutuar gjëra të panevojshme.

Deklarata e inxhinierit Meçe:

Paraqitem si një ushtar, që shteti më ka thirrur në mobilizim. Nuk përfaqësoj askënd, vetëm veten time. Jemi një shtab që ka vetëm një detyrë, komiteti i Rindërtimit. Kemi një orë e gjysmë që po harxhojmë kohë. Situata në terren është emergjente në kuptim të kërkesave të qytetarëve. Këtu po diskutohet transparenca, por qytetari kërkon siguri. Ajo që duhet të transmetojmë urgjentisht te qytetari është besueshmëria. Përgatituni për një dëm mbi 500 milionë euro z.kryeministër. Ato që do të mblidhen këtu është ‘hiq’ përpara dëmit që do përballojë Shqipëria.

Vëmendja jonë duhet të jenë të organizohemi që vëmendja të zbresë deri te qytetari. Duhet të kuptoni sa të terrorizuar janë njerëzit. Unë duhet të isha në kushte pune sot, unë dua detyrën, më jep detyrën se për këtë kam ardhur. Nuk kam ardhur për të treguar sa i ndershëm jam, ne sot duhet të fillojmë punën, nuk duhet të humbasim asnjë sekondë. Nuk dua ta diskutoj më transparencën e fondeve, por ne duhet të shkojmë te qytetari. Koha e zgjidhjes së problemit do jetë e gjatë. Durrësi është katastrofë, sa i përket dëmit që ka.

Po goditet besueshmëria ndaj shtetit, ndaj dhe unë kam ardhur këtu që të fuqizojë besueshmërinë ndaj shtetit. Jemi futur në një fazë që i përket rindërtimit, puna ka filluar, por njerëzit duhet të jenë aty ku vërtet është dëmi.

Mua më keni në dispozicion pa dallim, pa asgjë. Këtë shtab unë e shoh shtab lufte, sa më i organizuar të jetë ky dhe sa më tepër skemën e çojmë në terren, deri në qelizë, atëherë jemi të besueshëm, transparenca e fondeve është e fundit gjë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023612022399902
array(1) { ["section"]=> string(175) "inxhinieri-jep-alarmin-ne-takim-me-ramen-durresi-eshte-katastrofe-demi-mbi-500-milion-euro-kam-ardhur-per-te-marre-detyren-jo-per-te-treguar-sa-i-ndershem-jam-deklarata-188041" }