iPhone 8 do thyejë rekordin e vendosur nga iPhone 6

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:41 01-12-2016 iPhone 8 do thyejë rekordin e vendosur nga iPhone 6 Si mund të duket iPhone8

Foto: Yahoo

Ekspertët janë të bindur se modeli iPhone8 që pritet të dalë në treg shtatorin e 2017-ës, do të thyejë rekordin e shitjeve të vendosur nga iPhone6 dhe do të përmirësojë sërish shifrat e gjigantit Apple.

Apple nuk i ka bërë publike shifrat e shitjeve të iPhone7, duke nxitur spekulimet se nuk kanë qenë aq pozitive. Ajo që dihet është se shitjet kanë qenë “të krahasueshme” me modelet e mëparshme, raporton newsbomb.al.

Analisti Ming-Chi Kuo tha për “9to5Mac” se iPhone 8 mund të shesë nga 120 në 150 milion njësi në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm. Apple shiti rreth 120 milion smartfonë iPhone6.

Sipas Kudo iPhone8 do vijë në 3 modele të ndryshme. Modeli që pritet të pëlqehet më shumë do jetë ai me ekranin e ri OLED, teknologji që aktualisht është në përdorim nga Samsung. Por edhe dy modelet e tjera nuk do të jenë të mërzitshme. Ata do të kenë ekran 4.7 inç me teknologjinë aktuale LCD por që do mbulojë sipërfaqen e smartfonit cep më cep. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029778003692627
array(1) { ["section"]=> string(57) "iphone-8-do-thyeje-rekordin-e-vendosur-nga-iphone-6-61191" }