Irani do të dërgojë anije luftarake në “oborrin” e SHBA-ve, kundërpërgjigjet duke treguar flamurin në ujërat e tyre

Publikuar tek: bota, më 07:14 05-01-2019 Irani do të dërgojë anije luftarake në “oborrin” e SHBA-ve, kundërpërgjigjet duke treguar flamurin në ujërat e tyre

Duke filluar nga muaji mars, flota e Iranit do të dërgojë anije luftarake për t’u vendosur në oqeanin Atlantik, pasi Republika Islamike synon të rrisë gamën operative të forcave të saj detare në “oborrin” e Shteteve të Bashkuara, armikut të saj të shpallur.

Irani sheh praninë e aeroplanmbajtëseve të SHBA-ve në Gjirin Persik, si një shqetësim për sigurinë dhe flota e saj ka kërkuar të kundërpërgjigjet duke treguar flamurin pranë ujërave amerikane.

 “Oqeani Atlantik është shumë larg dhe operacioni i flotiljes detare iraniane mund të zgjasë pesë muaj”, tha admirali Touraj Hassani, nga agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.

Ai tha se Sahand, një aeroplanmbajtës i sapo-ndërtuar, do të ishte një nga anijet luftarake që do të dërgohet në ujërat e Atlantikut. Sahand ka një kuvertë fluturimi për helikopterë dhe Irani thotë se është e pajisur me armë anti-avionësh dhe anti-anije, me raketa sipërfaqësore dhe ka aftësi luftarake elektronike.

Një zyrtar i lartë ushtarak iranian tha muajin e kaluar se marina mund të lundronte në Atlantik pranë ujërave amerikane, pasi transportuesit e avionëve të SHBA-ve u lejuan të lëviznin në ujërat ndërkombëtare pranë Iranit.

Flota detare e Iranit ka zgjeruar shtrirjen e saj në vitet e fundit, duke nisur anijet në Oqeanin Indian dhe Gjirin e Adenit, për të mbrojtur anijet iraniane nga piratët somalezë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011469841003418
array(1) { ["section"]=> string(119) "irani-do-te-dergoje-anije-luftarake-ne-oborrin-e-shba-ve-kunderpergjigjet-duke-treguar-flamurin-ne-ujerat-e-tyre-147559" }