Irani kërcënon Britaninë: Kujdes, mos rrisni tensionet për kapjen e anijes. Jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm

Publikuar tek: bota, më 12:45 21-07-2019 Irani kërcënon Britaninë: Kujdes, mos rrisni tensionet për kapjen e anijes. Jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm

Irani i kërkoi sot (e diel) Britanisë që të “mbajë forcat e brendshme politike” në kontroll që të mos rrisë tensionet ndërmjet dy vendeve pas sekuestrimit nga ana e Iranit të një anije me flamur britanik.

Britania e ka konsideruar kapjen e Stena Impero një histori pengmarrjeje dhe hodhi poshtë pretendimet e Teheranit se anija u kap sepse u përfshi në një aksident.

“UK duhet të mbajë ato forca politike të brendshme që duan të nxisin më shumë tensionet ekzistuese mes Iranit dhe UK për cështjen e anijes. Kjo është shumë e rrezikshme dhe jo e zgjuar në këtë kohë sensitive në rajon” tha i dërguari i Iranit në Britani, Hamid Baeidinejad në Tëitter. “Irani megjithatë është gati për skenarë të ndryshëm” tha ai.

Një ditë më parë ministri i jashtëm britanik Jeremy Hunt tha se veprimet e Teheranit tregojnë “shenja shqetësuese se Irani mund të ketë zgjedhur një rrugë të rreziksjme dhe ilegale”.

Anija u kap nga Roja revolucionare e Iranit, ndërkohë që ekuipazhi është I sigurt, thonë autoritetet. Janë gjithsej 23 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24835395812988
array(1) { ["section"]=> string(122) "irani-kercenon-britanine-kujdes-mos-rrisni-tensionet-per-kapjen-e-anijes-jemi-te-pergatitur-per-skenare-te-ndryshem-172858" }