Irani kërcënon me largim nga marrëveshja bërthamore

Publikuar tek: bota, më 21:08 02-09-2019 Irani kërcënon me largim nga marrëveshja bërthamore

Irani tha të hënën se do të ndërmarrë 'hapa të fuqishëm' për t’u distancuar nga marrëveshja bërthamore e 2015 nëse vendet evropiane nuk marrin masa për të anashkaluar sanksionet amerikane mbi eksportin e naftës iraniane.

Zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei tha sot se “nafta iraniane duhet të shitet dhe paratë që nxirren duhet të jenë të disponueshme për Iranin”.

Zyrtarët iranianë kanë caktuar afat të premten për vënien në zbatim të disa masave që e tërheqin Iranin nga marrëveshja e 2015 për kufizimin e programit bërthamor të këtij vendi në shkëmbim për reduktimin e sanksioneve.

Irani ka kapërcyer tashmë sasinë maksimale të rezervave që i lejohet të mbajë me uranium të pasuruar si dhe nivelin e pasurimit që i lejohet të arrijë.

Teherani nuk ka bërë të ditur në hollësi masat që do të marrë, por pritet që të ketë aktivitet edhe më intensiv pasurimi dhe të rikthehen në punë centrifugat që u mbyllën me arritjen e marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione pasi administrata Trump vendosi të tërhiqet vjet nga marrëveshja. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011506080627441
array(1) { ["section"]=> string(58) "irani-kercenon-me-largim-nga-marreveshja-berthamore-177115" }