Irani paralajmëron mundësinë e tërheqjes nga traktati bërthamor

Publikuar tek: bota, më 07:06 29-04-2019 Irani paralajmëron mundësinë e tërheqjes nga traktati bërthamor Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha se Teherani mund të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), si pjesë e masave hakmarrëse, teksa Shtetet e Bashkuara kanë ashpërsuar sanksionet ndaj Iranit.

 

“Republika Islamike ka një sërë zgjedhjesh dhe autoritetet e shtetit janë duke i shqyrtuar ato... dhe largimi nga NPT është njëra nga to”, citohet të ketë thënë Zarif për median shtetërore iraniane.

Komentet e Zarifit vijnë teksa një gjeneral i rëndësishëm iranian paralajmëroi se Teherani mund të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, që është një rrugë kyçe për kalimin e anijeve, nëse përballet me më shumë “armiqësi”.

“Ne nuk jemi për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, por nëse armiqësitë e kundërshtarëve tanë rriten, ne jemi në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë”, tha shefi i stafit të Forcave të Armatosura, Mohammad Bagheri për agjencinë e lajmeve, ISNA.

Uashingtoni ka shtuar presionin politik dhe ekonomik ndaj Teheranit, që prej se presidenti Donald Trump mori detyrën në janar të vitit 2017, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.l 

Trump, në maj të vitit 2018, njoftoi se Uashingtoni tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe do të rivendosë sanksionet ekonomike.

Irani edhe më herët ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe vazhdimisht ka thënë se mund të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, e cila është një rrugë kyçe ku kalojnë anijet, që transportojnë naftë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012665033340454
array(1) { ["section"]=> string(70) "irani-paralajmeron-mundesine-e-terheqjes-nga-traktati-berthamor-162215" }