Irani vendim historik, lejon femrat në stadium

Publikuar tek: bota, më 19:20 05-04-2015 Irani vendim historik, lejon femrat në stadium

Me sa duket Republika Islamike e Iranit ka vendosur të heq dorë nga disa prej rregullave strikte dhe absurde të vendosura në këtë shtet.

Një prej këtyre rregullave ishte dhe ndalimi që u bëhej femrave të shihnin nga shkallët e stadiumit ndeshjet e futbollit. Megjithatë, autoritet në Teheran kanë vendosur të lejojnë femrat në stadium të shoqëruara sigurisht nga familjarët e tyre.

Lajmi është bërë publik nga Ministri i Sporteve, Abdolhamid Ahmad, i cili i fton burrat të venë në stadium me gratë e tyre.

Gjithsesi, kjo “tolerancë” nuk vlen për disa sporte të tjera si mundja apo noti, ku femrave do të vijojë tu ndalohet prezenca në shkallët e stadiumit për të ndjekur nga afër garat në këto sporte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025697946548462
array(1) { ["section"]=> string(50) "irani-vendim-historik-lejon-femrat-ne-stadium-7890" }