“Irma”, godet Kubën, meteorologët: Ky është uragani më i fuqishëm pas shumë dekadash

Publikuar tek: bota, më 14:15 09-09-2017 “Irma”, godet Kubën, meteorologët: Ky është uragani më i fuqishëm pas shumë dekadash

Pas ishujve Karaibe Uragani “Irma” më i madhi i shënuar ndonjëherë në historinë e Amerikës, ka goditur Kubën.

Meteorologët thanë se uragani kishte një fuqi të shkallës së pestë, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha materiale.

Autoritet shtetërorore kanë marrë masa për të evakuar banorët, që jetojnë në zonën ku ndodhi uragani. Stuhia e kategorisë pesë zuri vend në arkipelagun Camaguey, jashtë bregut verilindor. “Syri” i stuhisë ishte afro 190 km në lindje dhe juglindje të qytetit kuban të peshkimit, Caibarien, raporton BBC.

Kjo është hera e parë që një stuhi kaq e fuqishme goditi Kubën pas shumë dekadash.

Ndërkohë, që meteorologët deklaruan se Uragani i “tmerrshëm”, po afrohet drejt Floridas.

irma.jpg

 th.jpg

irma_copy.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024733066558838
array(1) { ["section"]=> string(85) "irma-godet-kuben-meteorologet-ky-eshte-uragani-me-i-fuqishem-pas-shume-dekadash-91722" }