Irma, vajza e Vaçe Zelës vizitorja e parë e bustit të MBRETËRESHËS, dhe dy motrat e Vaçes shohin nga afër monumentin në qendër të Lushnjës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:01 20-01-2020 Irma, vajza e Vaçe Zelës vizitorja e parë e bustit të MBRETËRESHËS, dhe dy motrat e Vaçes shohin nga afër monumentin në qendër të Lushnjës Në foton e parë është Irma, vajza e Vaçe Zelës, poshtë janë dy motrat e Vaçes dhe këngëtari Luan Manahasa

 Dhe busti i Vaçe Zelës, menjëherë sapo u vendos në qendër të qytetit të Lushnjës, ka pasur vizitorët e vet të parë.

 Pa u bërë inaugurimi, dy motrat e Vaçe Zelës dhe vajza e saj Irma, qëndruan te busti i Vaçe Zelës në qendër të qytetit, për t’u përshëndetur me të, dhe për të shkrepur fotot e rastit.

Siç shihet edhe nga fotot, Irma prek bustin e të ëmës. Ndërkohë që Flora dhe Filja, dy motrat e Vaçes, së bashku me vëllain e saj, këngëtarin Hysni Zela, u shprehën të lumtur për ngritjen e emrit të Vaçes në një monument në qendër të qytetit që e nxorri drejt skenës së madhe shqiptare.

Busti I Vaçe Zelës është bronz në lartësinë 2 metra. Eshtë punuar nga skulptori Arben Bajo me iniciativën e këngëtarit lushnjar Luan Manahasa. Për bërjen e kësaj vepre, ka më shumë se dy vite që punohet në studion e skulptorit. Sikurse ishte premtuar, busti I saj, është vendosur në qendër të qytetit.

11.jpg

2.jpg

33.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063638687133789
array(1) { ["section"]=> string(143) "irma-vajza-e-vace-zeles-vizitorja-e-pare-e-bustit-te-mbretereshes-dhe-dy-motrat-e-vaces-shohin-nga-afer-monumentin-ne-qender-te-lushnjes-192606" }