Ironi me shpenzimet e Gjonajt? Ambasada e Suedisë shkrim për politikanët e vet: Nuk kanë makina, jetojnë në shtëpi të thjeshta dhe nuk u lejohet të paguajnë taksi nga buxheti i shtetit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:53 26-08-2019 Ironi me shpenzimet e Gjonajt? Ambasada e Suedisë shkrim për politikanët e vet: Nuk kanë makina, jetojnë në shtëpi të thjeshta dhe nuk u lejohet të paguajnë taksi nga buxheti i shtetit Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven udhëtojnë me autobus gjatë Samitit Social Evropian.

Ambasada e Suedisë në Tiranë si rrallëherë më parë, ka publikuar ditën e sotme një shkrim për jetën modeste të politikanëve të vendit të vet. Ky shkrim vjen në një kohë kur në Tiranë mediat kanë pasqyruar disa fatura ‘të kripura’ për një natë fjetje në hotel të ministres Etilda Gjonaj, ndërkohë që në Suedi politikanët nuk lejohet të paguajnë nga buxheti i shtetit as një taksi.

Në shkrim thuhet se Suedia nuk ofron luks apo privilegje për politikanët e saj. Ata janë pa makina zyrtare ose shoferë privatë, ministrat dhe deputetët suedezë udhëtojnë me autobusë dhe trena të mbushur me njerëz, ashtu si qytetarët që ata përfaqësojnë. Pa ndonjë të drejtë të imunitetit parlamentar, ata mund të gjykohen në gjykatë si çdo person tjetër. Gjithashtu, ata nuk kanësekretarë privatë në derë, kurse zyrat e tyre parlamentare janë aq të vogla sa 8m2.

‘Unë jam ai që paguaj politikanët’, thotë Joakim Holm, një qytetar suedez. ‘Dhe nuk shoh asnjë arsye për t'u dhënë atyre një jetë luksoze.’

Më tej, në shkrimin e Ambasadës thuhet se politikanët që guxojnë të shpenzojnë para publike në udhëtimet me taksi, në vend që të hipin në tren, përfundojnë në titujt e lajmeve. Edhe kryetari i Parlamentit merr një kartë për të përdorur transportin publik. Vetëm kryeministri ka të drejtë të përdorë makinë.

Parlamentarët suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, ku ata lajnë dhe hekurosin rrobat e tyre në lavanderi komunale.

'Në nivelin komunal, çdo dëshirë për të punuar në politikë mund të shihet nga homologët e tyre jashtë Suedisë si një rast për të kërkuar vlerësim: Por Këshilltarët suedezë as nuk fitojnë rrogë, as nuk kanë të drejtë për zyrë, ata punojnë nga shtëpia', shkruan artikulli.

Përvoja e Suedisë shkatërron konceptin e palëkundur se politikanët duhet të kenë një trajtim të denjë për një kastë më të lartë. Suedia është një komb që trajton zyrtarët e qeverisë dhe përfaqësuesit politikë si qytetarë të thjeshtë. Një vend pa "përsosmëri" dhe tituj të tjerë zyrtarë. Një shoqëri që hoqi përdorimin e përemrave pronorë në vitet 1960, dhe ku të gjithë quhen thjesht "ju". Sepse, sipas sistemit suedez të vlerave, askush nuk është mbi askënd tjetër. As politikanët, të cilët duhet të jetojnë në kushte të ngjashme me realitetin e njerëzve që i zgjedhin.

E lirë nga pabarazitë e mëdha sociale, Suedia është padyshim një vend më i sigurt dhe më pak i dhunshëm, ku politikanët dhe qytetarët njëkohësisht nuk kanë nevojë të udhëtojnë me makina të forta. Por, më e rëndësishmja, kjo është një shoqëri që zgjedh politikanë që duhet të jenë në kontakt me realitetet e ditës dhe dhimbjet e qytetarëve. Politikanët nuk lejohen të vendosin interesat e tyre personale përpara atyre të njerëzve, në një shoqëri që demonstron se pushteti politik mund të ushtrohet brenda kufijve të vendosmërisë.

Një nga skandalet më emblematike politike të vendit u zhvillua në vitet 1990. Zëvendëskryeministrja e atëhershme, Mona Sahlin, bleu një çokollatë Toblerone në market, pelena dhe disa sende të tjera personale me një kartë krediti qeveritare, por pagoi shtrenjtë për të, humbi punën e saj. Skandali u fut në analet e politikës suedeze si ‘Rasti Toblerone’

Por mesa duket, vendi ynë është shumë larg këtyre koncepteve për të zgjedhurit publikë dhe jetesën modeste të tyre. Në Shqipëri ministrat kanë vila që qytetarët e thjeshtë nuk mund t’i blejnë, kanë shofer personal, çojnë fëmijët në shkollat më të shtrenjta, në Europë dhe përtej, flenë në hotele super-luksoze, e fundit 700 euro një natë, por ka dhe më tepër. Më e keqja, shumica e të zgjedhurve publikë dhe politikë në vendin tonë as nuk i njohin votuesit e tyre. /NEWSBOMB.AL

LEXONI SHKRIMIN E PLOTE:https://mg.co.za/article/2019-05-31-00-no-perks-for-swedish-mps?fbclid=IwAR11fbryqAVxddMdtiB1y0eoAqIxnlf0GxxoNMZU-uzF0NfLsEu0askKBgk

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076348781585693
array(1) { ["section"]=> string(188) "ironi-me-shpenzimet-e-gjonajt-ambasada-e-suedise-shkrim-per-politikanet-e-vet-nuk-kane-makina-jetojne-ne-shtepi-te-thjeshta-dhe-nuk-u-lejohet-te-paguajne-taksi-nga-buxheti-i-shtetit-176398" }