Ironia e biznesmenit duke filmuar 'Porsche' dhe biseda me të birin: A t'pëlqen? I biri: Gomari është shumë i bukur (Dialogu te Mrizi)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:27 09-02-2020 Ironia e biznesmenit duke filmuar 'Porsche' dhe biseda me të birin: A t'pëlqen? I biri: Gomari është shumë i bukur (Dialogu te Mrizi) Shëtitje me gomar

Biznesmeni i njohur Altin Prenga, përmes një postimi në 'Facebook', ka ironizuar të gjithë kolegët e tij biznesmenë, por jo vetëm.

Në videon e publikuar nga vetë ai, pronari i restorantit të njohur 'Mrizi i Zanava', duket teksa filmon një makinë 'Porsche' të parkuar në restorantin e tij Pasi vëzhgon me kurreshtje makinën luksoze, Prenga kthen videon te djali i tij që po shëtit me gomar.

Me këtë video biznesmeni i njohur ironizon të gjithë ato prindër pasanikë, fëmijët e të cilëve nuk kanë punuar asnjë ditë, e megjithatë shëtisin me makina luksoze.

Biseda e plotë

Altini: Hë bab a t'pëlqen?

I biri: Gomari është shumë i bukur

Altini: Bravo bravo, e kena ble t'ri bab. Bravo!

...

Për më tepër shihni videon 

Kujtojmë që para një jave, në prag të aksionit OFL, kryeministri Edi Rama tha se "disa persona që lëvizin me makina luksoze, nuk meritojnë që të hipin as në gomar".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098700523376465
array(1) { ["section"]=> string(91) "ironia-e-biznesmenit-te-njohur-vete-me-makine-luksoze-djalin-e-shetit-me-gomar-video-194600" }