Ironia e fortë e Ramës nga Shkodra: Do keni një kryetar që nuk dashuron molotovin. Në 2013 mundëm Saliun, Bregun e Topallin, jo më Lulin me Gridën e Salianjin

Publikuar tek: politike, më 21:11 20-06-2019 Ironia e fortë e Ramës nga Shkodra: Do keni një kryetar që nuk dashuron molotovin. Në 2013 mundëm Saliun, Bregun e Topallin, jo më Lulin me Gridën e Salianjin

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer ironitë mbrëmjen e sotme nga qyteti i Shkodrës, duke thumbuar Voltana Ademin, e cila fliste përballë tij.

Rama tha se me kandidatin e PS Valdrin Pjetir, Shkodra do të ketë një kryetar që nuk dashuron motolovin. 'Është fillim i mbarë. Do ketë një kryetar bashkie që nuk e dashuron molotovin. Është fillim i mbarë më besoni', tha Rama.

Sakaq, duke ju referuar përgjimeve të fundit të publikuara nga Bild, kryeministri tha se PS mundi në 2013 Sali Berishën, Majlinda Bregun, Jozefina Topallin apo dhe Genc Rulin kur këta të fundit ishin në pushtet, e jo më të blinim vota në 2017 për të mundur Lulzim Bashën, Grida Dumën dhe Ervin Salianjin tani që janë në opozitë.

'Ata që ushqehen nga shqupi mos i llogarisni fare. Ata janë 'knockdoën'. Si ai i emisionit që iku për emision, doli këtej dhe sdinte ku ishte (Bardh Spahia). Më thoni tani, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Ridvan Bodja, Majlinda Bregu, Genc Ruli në pushtet, me polici e ca kishin ne i mundëm në 2013. Ne në opozitë. Tani në 2017 blemë vota ne për të mundur Lulin. Si qenka kjo. Është më e lehtë të mundësh ata në pushtet apo Lulin me Gridën e Salianjin në opozitë', përmbylli Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071449279785156
array(1) { ["section"]=> string(161) "ironia-e-forte-e-rames-nga-shkodra-do-keni-nje-kryetar-qe-nuk-dashuron-molotovin-ne-2013-mundem-saliun-bregun-e-topallin-jo-me-lulin-me-griden-e-salianjin-169055" }