Sot festohet Dita e Verës, një festë me origjinë të hershme, e vetmja e mbetur nga lashtësia.
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ndërsa uron këtë ditë nuk ngurron të ironizojë qeverinë e cila e ka kthyer në praktikë dhënien me konçension të gjithçkaje në këtë vend.
“Thanë se mund të jepet me konçension. Ta ruajmë, të mos na e marrin... gëzimin.
Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Açka.
Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave...