Ironia e moderatorit sportiv pas dorëheqjes së Haxhinastos

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:30 02-09-2016 Ironia e moderatorit sportiv pas dorëheqjes së Haxhinastos

Moderatori i njohur sportiv, Elert Yzeiri ka postuar në llogarinë e tij në facebook një foto të ish-ministrit Edmond Haxhinasto, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Në foton e postuar nga Yzeiri Haxhinasto shfaqet si futbollist, në ndeshjen që luajtën politikanët shqiptarë me diplomatët e huaj dhe përfundoi 3-3. Por ajo që bie në sy në këtë postim është ironia që ka përdorur Yzeiri, i cili e krahason dorëheqjen e Haxhinastos me kalimin e Balotelit te Nizza, duke shkruar:

"Pas kalimit të Balotelit te Nizza, në limite të merkatos edhe Haxhinasto pranoi transferimin te LSI, deri në fund të sezonit", shkruan Elert Yzeiri në diçiturën e fotos.

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029443025588989
array(1) { ["section"]=> string(64) "ironia-e-moderatorit-sportiv-pas-doreheqjes-se-haxhinastos-51689" }