Ironia e Ramës: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor dhe nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 16-06-2019 Ironia e Ramës: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor dhe nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores Rama gjate fushates ne Pogradec

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pogradec për fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë fjalimit të tij në Pogradec, Rama theksoi se përsa i përket përgjimeve të gazetës gjermane ‘Bild’ prokurori i familjes Berisha ka nxjerrur sekretin hetimor dhe ia ka dhënë gjermanëve.

Kryeministri gjithashtu shtoi se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor dhe se këtij fakti nuk ka çfarë i bën as Ilir Meta.

Pjesë nga fjalimi:

‘Do të ndryshosh një qytet merr një socialist. do ta shkatërrosh merr një demokrat. Zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen, këtë nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores .

Kjo është një seri e re, dy vjet më parë, po kta bënë po ktë, ikën nga parlamenti, ngritën një bunker plastamsi poshtë zyrës time. Vinte Luli në mëngjes këndonte himnin dhe thoshte jo kurrë asnjëherë ska zgjedhje, sdo lëmë zgjedhje. Ndërkohë shqiptarët prisnin votën për Vettingun, po sigurisht ikën për të krijuar një mundësi rrëmuje, pakënaqësie, që ne tu hapnim rrugë atyre. Në fund fare i mori Luli të gjitha cfarë kërkoi dhe ne i kërkuam prano që kush fiton zgjedhjet do e qeverisë Shqipërinë, dhe të mos shajë në gjuhë të huajë Shqipërinë.

Ai vettingun e votoi se skishte ku të shkonte dhe tani i ka djegur mandatet.

Hapin valixhet, i nxjerrin nga çanta përgjime dhe i çojnë në Gjermani edhe gjasme i nxorrën gjermanët, kur përgjimet ishin nga këtu, sekreti hetimor ishte nga këtu.  

Për opozitën drejtësia ka qenë gjithmonë një zgjatim, një bisht i interesave të tyre partiake, familjare.

Nëse ne do të shtynim zgjedhjet, do t’i bënim Shqipërisë një të keqe më të madhe. Ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre për të vrarë veten politikisht, por Shqipërinë ata nuk munden ta marrin dot me vete.

Historia e vendeve që kanë hyrë në BE është kjo, duhet të vërtetosh që ke shtet të së drejtës. Po ku e përballon dot Saliu këtë lloj situate, po iliri si do ta përballojë këtë, po Lulzimi. Thotë Iliri që nuk do të lejojmë një 97’ të dytë. Po çfarë 97’-te.

Ku janë këtu kursimet e gjithë popullit që janë marrë me gjakun dhe djersën e tyre, ku janë njerëzit e dalë në rrugë. Kush janë, apo djali i Fahros me atë shokun e Gridës që dolën te rruga me ca njerëz të lodhur, apo ata në Librazhd që sot morën dënimin me burg, të cilët nuk i nxorrën atje as mamaja, as babai, por i nxorrën ata që sot flenë në shtëpitë e veta', tha Rama në Pogradec.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027626037597656
array(1) { ["section"]=> string(103) "ironia-e-rames-zgjedhjet-do-behen-me-30-qershor-dhe-nuk-e-luan-as-topi-dhe-as-burri-i-fallxhores-168462" }