Ironia e Shkëlzen Berishës pas videos: Ju lutem lini ca gram drogë mënjanë për të stërvitur qentë

Publikuar tek: politike, më 20:09 22-01-2020 Ironia e Shkëlzen Berishës pas videos: Ju lutem lini ca gram drogë mënjanë për të stërvitur qentë Shkelzen Berisha

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ironizon pas publikimit të një videoje ku pretendohet se duket kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke pirë kokainë.

Në një postim në Facebook, Shkëlzen Berisha shkruan: “Ju lutem lini ca gramë droge mënjanë sa për të stërvitur qentë”.

Ai i referohet një lajmi të publikuar ditën e djeshme në media, se Ministria e Brendshme ka mungesë të drogës që të përdoret për të stërvitur qentë, në mënyrë që qentë më pas të gjurmojnë drogën përmes nuhatjes.

Lidhur me publikimin e videos, Lefter Alla ka reaguar duke e quajtur montazh dhe sulm nga Partia Demokratike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020211935043335
array(1) { ["section"]=> string(103) "ironia-e-shkelzen-berishes-pas-videos-ju-lutem-lini-ca-gram-droge-menjane-per-te-stervitur-qente-192857" }