Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga i ka drejtuar një apel kryebashkiakut të Durrësit, si dhe instancave në varësi të këtij dikasteri.
Përmes kësaj fotoje të postuar në facebook, Fuga bën thirrje të rikonstruktohet shëtitorja e Durrësit, ndërsa ironizon situatën përmes përrallës së njohur me sirenën dhe princin e vogël.
“Sa mirë do ishte të riparohej ky konstruksioni prej druri te shëtitorja buzë detit në Durrës! Bëjeni një sforco të vogël! Lozin çiliminjtë aty. Ulen çifte! Pushojnë pensionistë. Edhe Sirena e Vogël aty vjen kur del natën nga deti për të ëndërruar që Princi i vogël të shfaqet te dritarja e Vilës lart në kodër ta shohi sa vuan ajo e shkreta për të”, shkruan Fuga në facebook.
Profesori denoncon vazhdimisht probleme të tilla sociale, me qëllim sensibilizimin e personave përgjegjës dhe marrjen e masave konkrete.