Ironia therëse e Ramës: Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim...

Publikuar tek: barometri, më 08:16 19-09-2018 Ironia therëse e Ramës: Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim...

Kryeministri Edi Rama ironizon përmes sarkazmës vettingun e politikanëve sipas propozimit të kryetarit të PD Lulzim Basha.

 

 Propozimi i Bashës është që politikanët t’i bëjnë vettingun njëri-tjetrit por një gjë e tillë është cilësuar si pa kuptim nga Rama i cili dy ditë më parë deklaroi se këtë propozim do ia çojë komisionit të Venecias për të pritur më pas verdiktin e këtij të fundit.

“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s'kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, shkruan Rama në Twitter duke ironizuar kështu “skemën” e Bashës për mënyrën e ‘pastrimit’ të politikanëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019682884216309
array(1) { ["section"]=> string(94) "ironia-therese-e-rames-ai-krimineli-eshte-shoku-i-burrit-te-motres-se-kundershtarit-tim-134841" }