Ironizon Artan Fuga: Të mos luhen ndeshjet në stadium, por në fasadat e kullës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:10 15-03-2018 Ironizon Artan Fuga: Të mos luhen ndeshjet në stadium, por në fasadat e kullës

Akademiku Artan Fuga ironizon lidhur me ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet.

Fuga shprehet se tashmë futbollli mund të luhet vertikalisht në fasadat e kullës së ngritut anash stadiumit.

E plotë:

Fusha futbolli në fasada kullash

Propozim Federatës shqiptare të futbollit
Të gjithë kryetarëve të Bashkive

Meqënëse hapësira urbane është ngushtuar shumë, presioni i ndërtuesve është i madh, dhe të rinjtë nuk kanë ku bëjnë sporte, veçanërisht futboll si sporti më popullor, ka një zgjidhje që i kënaq të gjithë.

Fushat e futbollit të vendosen në fasadat e kullave dhe futbolli të luhet vertikalisht.

Ja një rast këtu poshtë, por askush nuk duhet ta praktikojë pa trajnime të posaçme dhe pa ndryshimet në rregulloren e futbollit.

Kjo kërkon që Federata e futbollit të reformojë klubet që ato të stërvisin lojtarët për këto terrene të reja sportive.

Edhe kombëtarja e futbollit nuk ka përse luan në stadium, por mund t'i zhvillojë ndeshjet nëpër fasadat e bollshme të kullës që është ngritur anash stadiumit.

Në fushën e stadiumit që ka mbetur pa funksion të ngrihen kulla të tjera dhe aty të përmblidhen edhe Teatri Kombëtar, edhe Opera, por sidomos Cirku dhe Estrada e Shtetit, kjo e fundit një institucion që tradicionalisht ka qenë nga më të rëndësishmit e mbijetesës kombëtare.

Pastaj edhe nëpër lagje nuk ka nevojë as për fusha tenisi, as për kalçeto, as për fusha basketbolli, sepse të gjitha fushat sportive mund të vendosen nëpër fasada kullash që po ngrihen dhe që përbën një qytetërim të ri urban, i cili për ngaa rëndësia mund të krahasohet vetëm me qytetërimin e aztekëve.

Pastaj gradualisht, propozoj që edhe parqet, stolat, dyqanet, rrugët të ndërtohen po në mënyrë vertikale nëpër fasada kullash.

Në këtë mënyrë ne do të kthehemi në identitet si projekt i vjetër urban sepse do të ringjallim kulturën dhe urbanizimin e stërgjyshërve tanë majmunë që gjithë ditën kacavjereshin nëpër pemë.

I gjithë qyteti të ndërtohet vertikalisht nëpër fasada kullash, kopshtet, shkollat, stacionet e autobuzave. Nuk e keni idenë sesa hapësira fitojmë dhe me këtë rast të gjithë mbeten të kënaqur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krasta publikon videon e regjistruar pa kameramanë, pak para se AGON të mbyllej
»
Article Logic
Execution time: 0.013980150222778
array(1) { ["section"]=> string(83) "ironizon-artan-fuga-te-mos-luhen-ndeshjet-ne-stadium-por-ne-fasadat-e-kulles-113324" }