Gazetari i Abc News, Endri Xhafo ka ironizuar pas deklaratës së zv/kryeministrit Niko Peleshi se banorët e Zharrëzës do të dëmshpërblehen, si dhe do të nisë hetimi për shkaqet e lëkundjeve në këtë zonë.
Është pikërisht nisja e hetimve me të cilën ‘kapet’ Xhafo kur shkruan se: “Duke dëgjuar zv/kryeministrin Niko Peleshi, pyes veten ç’mendon ambasadori Lu?”, dhe përgjigjen e kësaj pyetje e kërkon nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Pak javë më parë, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë akuzoi ambasadorin amerikan se kishte bërë presion për mbylljen e hetimve ndaj kompanisë së naftës Bankers Petroleum.