Ironizon gazetari: Sikur të ishin gjallë Lame, Shkreli dhe Tare, në det do e kishin hedhur Vangjushin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:36 11-02-2017 Ironizon gazetari: Sikur të ishin gjallë Lame, Shkreli dhe Tare, në det do e kishin hedhur Vangjushin

Ish-gazetari i “Koha Jonë”, Agim Xhafka ka ironizuar me qëndrimin e heshtur që po mbajnë Artan Lame, Artan Shkreli dhe Auron Tare ndaj veprimeve shkatërruese të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me zbulimet arkeologjike në Torrën Veneciane.

Dikur aktivistë të palodhur për trashëgiminë kulturore, sot, Lame, Shkreli dhe Tare, të emëruar në administratë, nuk kanë reaguar ende.

“Fat i keq që Artan Lame, Artan Shkreli dhe Auron Tare kanë vdekur.Të ishin gjallë në det e shihte veten Gjushi. Eh,...”,- ironizon gazetari.

Artan Lame drejton sot ALUIZNI-n, Artan Shkreli është këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështjet e territorit dhe urbanistikës dhe Auron Tare është drejtor i i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit.

Pavarësisht se ekspertët kanë kërkuar ndaljen e punimeve për ndërtimin e velierës pas zbulimeve arkeologjike, bashkia e Durrësit nuk i ka marrë parasysh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030196189880371
array(1) { ["section"]=> string(104) "ironizon-gazetari-sikur-te-ishin-gjalle-lame-shkreli-dhe-tare-ne-det-do-e-kishin-hedhur-vangjushin-68460" }