Ironizon kryebashkiaku: Rama erdhi në Kukës me helikopter sepse nuk kishte lekë për...

Publikuar tek: politike, më 11:25 07-04-2019 Ironizon kryebashkiaku: Rama erdhi në Kukës me helikopter sepse nuk kishte lekë për...

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu ka komentuar sërish procedimet penale ndaj disa protesteusve , të cilët i bllokuan rrugën kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë në qytetin verior.

Përmes një komenti në Facebook, Shehu mes të tjerash ironizon Ramën, duke u shprehur se erdhi me helikopter pasi nuk kishte para për të paguar rrugën.

Komenti i Bashkim Shehut:

Doktori okulist, Edi Rama, pasi erdhi ne Kukës me helikopter, ngaqe nuk kishte lek te paguante taksen e rruges, iu shtrua muhabetit me llogje, genjeshtra e mashtrime. Sipas llogarise se tij, nja 100 kuksiane jane verbuar krejt e mes tyre edhe kryetari i bashkise se Kukesit. Kush proteston eshte i verber, kush i lepihet kryeministrit, eshte i sheruar.

Po kur eshte aq trimosh ky njeriu i helikopterit, pse duhet te procedoje tere ata burra protestues qe sipas Okulistit Rama jane qorra?

Kush do sy, i shet Edi Rama me kile. Po sy ama, qe shikojne gjithmone majtas.

Pse te mos ia japim bashkine e Kukesit Edi Rames, meqe eshte mjeshter per te futur ne burg kuksjanët; per t’i genjyer dhe per t’i ndeshkuar. Por ia falim te gjitha, se ai eshte burre i vertete: te vret, pastaj kerkon falje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025262117385864
array(1) { ["section"]=> string(89) "ironizon-kryebashkiaku-rama-erdhi-ne-kukes-me-helikopter-sepse-nuk-kishte-leke-per-159488" }