Irritohet gazetari: I vetmi i sëmurë mendor në vendin tonë është shteti

Publikuar tek: barometri, më 07:50 13-08-2018 Irritohet gazetari: I vetmi i sëmurë mendor në vendin tonë është shteti

Gazetari Klodian Tomorri ka shkruar mjaft i irrituar në një postim në profilin e tij.

 

Tomorri shkruan duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, nga ajo e Selenicës që la 8 të vdekur, e deri të aktivistja Rezarta Caushaj, e cila ka denoncuar një doktoresh pasi nuk i ka ofruar ndihmën e nevojshme për të vëllain, i cili sipas saj ka nevojë për ndihmë mjekësore sepse vuan nga problemet e shëndetit mendor.

“Ne gjithe kete histori i vetmi i semure mendor ne kete vend eshte shteti qe i kemi bere dhurate vetes, ndersa shume familje perballen me dhimbje pafund te braktisur totalisht dhe te derrmuar nga korrupsioni i zagareve qe emerohen neper komisionet e aftesise”, ka shkruar gazetari.

REAGIMI I PLOTË:

Britania ka ministri te posacme per shendetin mendor. Ne kemi ndertuar nje shtet, i cili ne vend qe te ofroje mjekim per te semuret mendore, nxjerr policine tu beje thirrje familjareve per t’i kontrolluar.

Ne gjithe kete histori i vetmi i semure mendor ne kete vend eshte shteti qe i kemi bere dhurate vetes, ndersa shume familje perballen me dhimbje pafund te braktisur totalisht dhe te derrmuar nga korrupsioni i zagareve qe emerohen neper komisionet e aftesise.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.49976587295532
array(1) { ["section"]=> string(77) "irritohet-gazetari-i-vetmi-i-semure-mendor-ne-vendin-tone-eshte-shteti-130933" }