Mirela Kumbaro, minsitrja e Kulturës është irrituar me tekstet grafiti të studentëve në muret e Universitetit Politeknik. Ajo ju ka bërë thirrje qytearëve që të japin kontributin për mirëmbajtjen e këtij sheshi, i cili është restauruar së fundmi.
“Pasi e pastruam dhe restauruam, e hapëm sheshin Nenë Tereza peër kembesoret dhe për kenaqësinë e shëtitjes!Ky shesh, dhe çdo objekt në të është monument culture!Na ndihmoni ta mbajmë pastër! Kurseni taksat që paguani për t'i perdorur për restaurime të reja dhe jo për pastrime e stërpastrime të mermerit si të ishte pëlhura e pambaruar e Penellopes!”, shkruan Kumbaro në rrjetet sociale.
Edhe gjatë ditës së djeshme në grup pune ka pastruar shkrimet dhe postimet e ngjitura në pjesën ballore të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Këto shkrime janë bërë në kuadër të protestave të studentëve ditët e fundit, të cilët janë kundër projektligjit për Arsimin e Lartë.
“Dëshirojmë t'ju rikujtojmë se hapësira jonë publike do të mbetet jona edhe kur protestat mbarojnë! Ajo nuk e meriton të dhunohet!”, shkruan Kumbaro.