Isa Sakja merr zyrtarisht postin e kreut të bashkisë Kavajë, premtimi i parë për qytetarët

Publikuar tek: politike, më 11:48 21-07-2017 Isa Sakja merr zyrtarisht postin e kreut të bashkisë Kavajë, premtimi i parë për qytetarët

Zgjedhjet e 25 qershorit në Kavajë ishin pak më ndryshe se në pjesën tjetër të Shqipërisë.

Njëherazi me zgjedhjet e përgjithshme, në këtë qytet u mbajtën dhe zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë.

Në garë ishin tre kandidatët për të zënë vendin e Elvis Rroshi, ku fitimtar ka dalë Isa Sakja i Partisë Demokratike, i cili do të jetë në krye të Bashkisë Kavajë deri në zgjedhjet e ardhshme bashkiake.

Ditën e sotme, Sakja ka marrë zyrtarisht postin e kreut të Bashkisë. Nëpërmjet një statusi në facebook ai premton se do ta bëjë jetësën në Kavajë më të mirë dhe se do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë.

"Nga sot ne sherbim te qytetarit 24 ore une dhe administrata qe une do te drejtoj!
Besimplote se do ta bejme jetesen ne Kavaje me te mire, me te dashur per te gjithe qytetaret e saj fisnike!"- shkruan Sakja në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071139335632324
array(1) { ["section"]=> string(95) "isa-sakja-merr-zyrtarisht-postin-e-kreut-te-bashkise-kavaje-premtimi-i-pare-per-qytetaret-86867" }