Ish aleati i Lulzim Bashës: Ja pse nuk jam me artistët në protestën e tyre

Publikuar tek: politike, më 23:12 11-02-2018 Ish aleati i Lulzim Bashës: Ja pse nuk jam me artistët në protestën e tyre

Gazetari Arian Galdini, kryetar i partisë LDE, që gjatë protestës në çadër të opozitës shpalli aleancë me kreun e PD-së Lulzim Basha, thotë se nuk mbështet protestën e artistëve për godinën e Teatrit Kombëtar.

Galdini shprehet se “mendjendriturit”, pedagogët dhe artistët reagojnë vetëm atëherë kur u “cënohet gardhi i tyre”.

Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:

Artistët.

Nuk jam me artistët në Protestën e tyre.

As me Pedagogët...

Vetëm në Shqipëri ndodh që komunitetet e mendjendriturve bëjnë kauze publike vetëm kur cënohet gardhi i tyre...

A kanë të drejtë në çeshtjen dhe protestën konkrete?

Besoj se po.

Por ku janë këta Profesorë, Akademikë dhe Artistë në perditshmëtinë e çeshtjeve që ka Shqipëria?

Ku janë?

Apo rroga e bukës së gojës ua ka mbyllur gojën?

Epo kështu janë shumica e shqiptarëve...

Nga Artistët dhe Pedagogët e Intelektualët pritet më shumë...

Kaq

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010280847549438
array(1) { ["section"]=> string(80) "ish-aleati-i-lulzim-bashes-ja-pse-nuk-jam-me-artistet-ne-protesten-e-tyre-109940" }