Ish-ambasadori amerikan, ARVIZU i drejtohet SHQIPTARËVE: Joe Biden është më mirë për JU

Publikuar tek: politike, më 20:40 01-10-2020 Ish-ambasadori amerikan, ARVIZU i drejtohet SHQIPTARËVE: Joe Biden është më mirë për JU Aleksandër Arvizu


Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndiqen me mjaft interes edhe në vendin tonë.

Një opionin rreth kësaj teme e ka dhënë edhe ish ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Sipas tij, mirë për Shqipërinë do të ishte fitorja e Joe Biden, pasi beson se me Biden gjërat janë të parashikueshme, ndryshe nga Trump.  

Për mua më mirë të fitojë Biden, por më mirë për shqiptarët, nuk është se ka ndonjë ndikim. Shqipëria është një vend i vogël në Ballkan, që nuk është objekti i këtij debati presidencial. Por besoj se me Biden do të kemi një stabilitet dhe rikthim të diplomacisë në Evropë. Reputacioni i SHBA-së në botë ka rënë dhe nuk e di se si do të veprojmë.

Me Trump gjithçka është një e panjohur e madhe, ndërsa me Biden gjërat janë më të parashikueshme. Unë nuk pozicionohem, por diskutimi në lidhje me Sorosin është një diskutim tjetër. Unë mbështes traditat dhe vlerat amerikane të cilat i kam përfaqësues. Jam shumë i lumtur që nuk jam ambasador sepse do më duhej të përfaqësoja këto aktualitet që për mua do të ishte shumë e vështirë. Mendoj  se populli amerikan është gati për këto zgjedhje, pro më vjen keq që Amerika është e ndarë.- tha Arvizu në emisionin “PolitikON’ në Ora News” .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Ma shpjego si mësuesi nxënësit', Bylykbashi flet për listat 100% të hapura, Fevziu: Këta as vet se dinë ç'a thonë... (DEBATI)
BASHA bën deklaratën E FORTË: Edi RAMA do ndiqet penalisht, i ka dosjet gati dhe e pret ndëshkimi! »
Article Logic
Execution time: 0.013885021209717
array(1) { ["section"]=> string(92) "ish-ambasadori-amerikan-arvizu-i-drejtohet-shqiptareve-joe-biden-eshte-me-mire-per-ju-222383" }