Ish-ambasadori amerikan lë detyrën, befason bashkëshortja: Nuk ka asnjë drejtor për t’i dhënë lamtumirën

Publikuar tek: bota, më 14:25 28-09-2017 Ish-ambasadori amerikan lë detyrën, befason bashkëshortja: Nuk ka asnjë drejtor për t’i dhënë lamtumirën

Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri Alexander Arvizu ka lënë detyrën e tij në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Bashkëshortja e tij Anne Florence Cunningham ka postuar një foto të Arvizu-së në Facebook, dhe poshtë ka shkruar disa rreshta prekëse për ish-ambasadorin.

Sipas saj Amerika po lejon kolapsin e Departamentit të Shtetit bashkë me ekspertët të largohen dhe bashkëshortin e saj tashmë nuk ka kush ta përcjellë askush, madje as Drejtori i përgjithshëm.

STATUSI I PLOTË

Nesër është dita e fundit e Aleksit në Shërbimin e Jashtëm. Amerika po lejon kolapsin e Departamentit të Shtetit dhe largimin e ekspertëve të tij, dhe ka ardhur koha që ai te me merret me gjëra të tjera. Nuk ka as një Drejtor të Përgjithshëm për ti shtrënguar dorën. (dhënë lamtumirën).

Flamuri i Aleksit do të vijë me postë. Vite më parë, hera e parë që pashë Shërbimin e Jashtëm të SHBA në veprim ishte në Phnom Penh. U impresionova. I palëkundur, inteligjent, dhe plot burime- stafi I tij punonte gjithë ditën mbi cështje prekëse: prostitucionin, trafikimin e gjërave antike dhe drogës, korrupsion I përhapur; sigurinë e amerikanëve në një vend jo stabël.

 Dhe Aleksi ishte më i miri i më të mirëve. Ai e dinte që ishtë një nder i madh të punojë për qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Jam shumë krenare për të dhe karrierën e tij. Në darka zyrtare në Kamboxha, Mbreti i saj i cuditshëm i këndontë audiencës diplomatike të marrë peng, dhe gjithmonë përmbyllte programin e tij teje të gjatë me këngën “Sayonara.”

 Ai ishte sinjali se gjithcka kishte përfunduar dhe mund të ikje nga pallati mbretëror. Sot, nuk mendoj dot për një mënyrë më alla “shërbimi I jashtëm” për të larguar Aleksin nga Zyra Qëndrore.

arvizu_alexander.jpg

aleksander-arvizu-INFOCIP1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miss-it i del situata nga kontrolli, tenton të rrotullohet dhe përfundon në pishinë (VIDEO)
Gruaja e themeluesit të “Playboy” nuk do të trashëgojë as edhe një qindarkë nga pasurui e tij 43 milion dollarëshe »
Article Logic
Execution time: 0.011883974075317
array(1) { ["section"]=> string(108) "ish-ambasadori-amerikan-le-detyren-befason-bashkeshortja-nuk-ka-asnje-drejtor-per-t-i-dhene-lamtumiren-94016" }