Ish ambasadori i SHBA në Tiranë, James Jeffrey kritikon SHBA: Duhet të dërgojë trupa të eleminojë Shtetin Islamik

Publikuar tek: bota, më 17:04 18-11-2015 Ish ambasadori i SHBA në Tiranë, James Jeffrey kritikon SHBA: Duhet të dërgojë trupa të eleminojë Shtetin Islamik James Jeffrey, ish ambasador i SHBA ne Tirane, Irak e Turqi

James Jeffrey, ish ambasador i SHBA në Shqipëri, por që ka punuar edhe në Irak e Turqi nëpërmjet një komenti botuar në median amerikane thotë se sulmet e Parisit, bombardimi i një avioni rus në Sinai dhe kriza me vendet e konfliktit në Irak e Siri, kërkojnë përgjigje për një pyetje: kur do të kuptojnë Shtetet e Bashkuara se ka nevojë urgjente për të përdorur forcat ushtarake ndaj kërcënimit të shtetit islamik? 

Ish ambasadori I SHBA që ka shërbyer në Tiranën zyrtare thotë se edhe pas sulmeve të Parisit, kandidatët presidencialë, administrate e SHBA dhe ekspertët nuk e kanë kapur realitetin e ri.

“Duhet të jemi të sinqertë. Lufta civile siriane ka gjeneruar miliona refugjatë dhe qindra mijëra civilë të vrarë. Vetë Shteti Islamik ka marrë jetet e dhjetëra qindra njerëzve ne rajon, dhe tani qindra të tjerë jetojnë në Turqi, Egjipt, Liban e Francë. Deri në ç’pikë një lum i tillë në rritje do të justifikojë rrezikimin e jetëve në ShBA?”, pyet autoritetet nëpërmjet një editoriali në Ëashington Post, ish ambasadori I SHBA në Tiranë James Jeffrey. Sugjerimi i tij është i thjeshtë: SHBA duhet të dërgojnë menjëherë forca ushtarake në terren, për të eleminuar Shtetin Islamik. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01528787612915
array(1) { ["section"]=> string(117) "ish-ambasadori-i-shba-ne-tirane-james-jeffrey-kritikon-shba-duhet-te-dergoje-trupa-te-eleminoje-shtetin-islamik-25734" }