Ish ambasadori shqiptar: Ja arsyet pse një eksponenti të lartë të PS iu mohua viza për në SHBA

Publikuar tek: politike, më 23:01 15-02-2018 Ish ambasadori shqiptar:  Ja arsyet pse një eksponenti të lartë të PS iu mohua viza për në SHBA

Ish ambasadori shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa duke diskutuar për bllokimin e hyrjes në SHBA të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjes së tij, tha se kjo gjë ka ndodhur edhe me një politikan të lartë të PS-së.

Tarifa u shpreh në emision “Real Story” se kur kërkoi informacion për mohimin e vizës, i thanë se ishte bërë për arsye “të implikimit të trafik”.

Deklarata:

Fatos Tarifa: Kur një eksponenti të lartë të PS-së iu mohua viza për në SHBA.

Sokol Balla: Gramoz Ruçit?

Fatos Tarifa: Është ende një funksionar i lartë... mua m’u kërkua të merrja shpjegime dhe takova zëvëndësen e Sekretarit të Shtetit. Ajo më tha që është i implikuar në çështje trafiku. Pra dua të them që është një rast që ka ndodhur edhe më parë. Ky nuk është rasti i një peshku të madh të kapur, është një peshk i madh i ngordhur që e kap çdokush.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012858867645264
array(1) { ["section"]=> string(100) "ish-ambasadori-shqiptar-ja-arsyet-pse-nje-eksponenti-te-larte-te-ps-iu-mohua-viza-per-ne-shba-110395" }