Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD: Lista e ardhshme e PD-së më katastrof se sa në 2017

Publikuar tek: politike, më 22:04 22-10-2020 Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD: Lista e ardhshme e PD-së më katastrof se sa në 2017 Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri komentoi sot në 'Repolitix' listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Ai tha se lista e tyre do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu Kulluri tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

"Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri. Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin. Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit", tha Kulluri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Është çështje e SPAK-ut’, Ahmetaj i kthehet gazetarit: Po pse marrëdhëniet e mia do hetojë SPAK-u, çfarë po thua kështu?
Koalicion me LSI-në nëse s’dilni forcë e parë? Deputeti Hyseni zbulon vendimin e Partisë Socialiste »
Article Logic
Execution time: 0.010418891906738
array(1) { ["section"]=> string(97) "ish-anetari-i-keshillit-kombetar-ne-pd-lista-e-ardhshme-e-pd-se-me-katastrof-se-sa-ne-2017-224793" }