Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike, dega Shkodër se ka qenë Topalli ajo që e ka bërë pjesë të PD-së, Valdrin Pjetrin.
Përmes një statusi në Facebook, Kulluri e ironizon këtë situatë duke e krahasuar me jastëkun e Marigosë tek filmi shqiptar ’14 vjeç dhëndër’.
Më tej Kulluri ka krahasuar kryetarin e opozitës me personazhin kryesor Gjinon.
‘Kjo puna e Valdrinit qe e paska emeruar Topalli drejtor na doli si jasteku i Marigose tek 14 vjec Dhender! “Trimi” na paska qene ne oborrin e Bashes! Keshtu eshte kur kryetarin e kemi Gjino!’, shkruan Kulluri.