Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD sulmon keq Bashën, e krahason me spiunin famëkeq: Tradhtoi aleatët

Publikuar tek: aktualitet, më 22:35 05-08-2019 Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD sulmon keq Bashën, e krahason me spiunin famëkeq: Tradhtoi aleatët Kreu i PD, Lulzim Basha

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka krahasuar kreun e PD, Lulzim Basha me spiunin famëkeq të dyfishtë britanik, Kim Philbyn.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Kulluri ironizon Lulzim Bashën duke e quajtur si aleati i madh që i braktis dhe i gënjen aleatët e tjerë me fjalë dhe deklarata por që nuk vepron asnjëherë.

Sipas Kullurit me tonet e tij të ironisë, shton se për këto dy vjet të PD-së me humbje të njëpasnjëshme të demokratëve duhet të akuzohet Rama dhe jo vendimmarrjet e gabuara të Bashës.

'Ja pra qe as ne 13 tetor nuk do futet ne zgjedhje! Kush ishte Kim Philby?! Ju ka aleati i madh xhan, ju ka aleati shpirt! Apo e ka Rama fajin se ka 2 vjet qe ju merr zvarre nga humbja ne humbje?!', shkruan Kulluri në rrjetin social Facebook. 

ttttt.jpg

Ish anetari i Keshillit Kombetar te PD, Edvin Kulluri 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025367975234985
array(1) { ["section"]=> string(110) "ish-anetari-i-keshillit-kombetar-te-pd-sulmon-keq-bashen-e-krahason-me-spiunin-famekeq-tradhtoi-aleatet-174448" }