Ish anëtari i LSI kundër djegies së mandateve: Sjell kaos, asnjë ndryshim pozitiv për vendin

Publikuar tek: politike, më 12:02 19-02-2019 Ish anëtari i LSI kundër djegies së mandateve: Sjell kaos, asnjë ndryshim pozitiv për vendin

Ish- anëtari i LSI, njëherazi ish-kandidat për deputet në Tiranë, Ralf Gjoni është kundër skemës për djegien e mandateve të opozitës.

Gjoni thotë se një gjë e tillë sjell veç kaos dhe asnjë ndryshim pozitiv për vendin.

‘Nuk ka zhvillim në Shqipëri pa një Parlament të fortë e cilësor. Nuk ka Parlament llogari-kërkues me sistemin aktual zgjedhor. E për rrjedhojë, çdo masë drastike, 'djegëse' e ekstra-institucionale që nuk sjell ndryshimin e kodit zgjedhor, sjell kaos dhe asnjë ndryshim pozitiv për vendin. Përkundrazi, do të prodhojë ‘kartona’ edhe më të fortë se këta që kemi sot...’, shkruan Gjoni.
Kujtojmë se nga LSI, ka dalë hapur kundër edhe deputeti Lefter Koka i cili ka pohuar se nuk ka asnjë arsye për të djegur mandatin që i kanë dhënë qytetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djegia e mandateve, Bujar Nishani i shkon Bashës në zyrë
Dhjetë vjet arritje dhe sfida të guximshme të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.0090289115905762
array(1) { ["section"]=> string(97) "ish-anetari-i-lsi-kunder-djegies-se-mandateve-sjell-kaos-asnje-ndryshim-pozitiv-per-vendin-153367" }