Ish-bashkëshortja i helmoi nënën, Oltion Lami dëshmon në Gjykatë: Si e zbuloi krimin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:10 20-05-2019 Ish-bashkëshortja i helmoi nënën, Oltion Lami dëshmon në Gjykatë: Si e zbuloi krimin Lirie Lami - Oltion Lami - Marjana Cmeta

Dëshmon në Gjykatën e Krimeve të Rënda Oltion Lami, djali i viktimës Lirie Lami, e cila vra 2 vite më parë nga nusja Marjana Cmeta.

Lami tregoi para trupit gjykues për mënyrën si mësoi për vrasjen e nënës së tij nga ish-bashkëshortja dhe si i ra në dorë videoja e hoxhës.

Ai tregoi se viktima dhe ish-bashkëshortja kishin pasur konflikte më njëra-tjetrën edhe më parë dhe për këtë arsye madje kishin ikur nga shtëpia.

I riu tha se ditën e vrasjes kishte dërguar qumësht te nëna dhe ishte larguar në punë, ndërsa mendon se pikërisht pas ikjes së tij ka ndodhur vrasja.

Gjithashtu edhe 6 persona të tjerë dhe dëshmitarë okularë treguan në Gjykatë si e gjetën trupin e pajetë të Liries, e cila kishte shenja dhune në faqen e majtë.

Kujtojmë që krimi i kryer 2 vite më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendosi ta vrasë.

Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023055076599121
array(1) { ["section"]=> string(90) "ish-bashkeshortja-i-helmoi-nenen-oltion-lami-deshmon-ne-gjykate-si-e-zbuloi-vrasjen-164998" }