Ish-deputeti i LDK godet ashpër Vetëvendosjen: Tentuan të marrin tre deputetë me votat e paligjshme të Serbisë

Publikuar tek: rajon, më 20:43 12-11-2019 Ish-deputeti i LDK godet ashpër Vetëvendosjen: Tentuan të marrin tre deputetë me votat e paligjshme të Serbisë Foto nga numerimi i votave ne Kosove, pas zgjedhjeve te 6 tetorit 2019

Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci, ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ankesën në Gjykatën Supreme, për votat e ardhura në Kosovë me postë nga Serbia.

Përmes një komenti të shkurtër, Geci shprehet se është e pandershme që me 3000 vota serbe të ardhura në mënyrë të paligjshme të tentohet të merren tre deputetë nga VV, ndërsa 43 mijë vota shqiptare të mos llogariten fare.

"Është tërësisht e pa logjikshme, jo e ndershme, jo humane, jo demokratike dhe shumë pak i përshtatet patriotizmit verbal e me flamurin kuq e e zi, që me (tre mijë) 3000 vota serbe të ardhura me kamiona apo me autobusa nga Serbia në mënyrë të paligjshme me tentu me i marrë 3 (tre) deputet një partije tjetër shqiptare dhe me i gjujt në kontinier të berllogut 43 mijë vota shqiptare që kanë votuar ndonjë subjekt tjetër politik dhe kandidat tjerë shqiptarë", ka thënë ish-deputeti i LDK-së Gani Geci.

Gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, komisionerët u helmuan nga kontaminimi i zarfeve me acid. Pas mjekimit në spital, numërimi i këtyre votave u bë me maska speciale kundragazi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033493041992188
array(1) { ["section"]=> string(116) "ish-deputeti-i-ldk-godet-ashper-vetevendosjen-tentuan-te-marrin-tre-deputete-me-votat-e-paligjshme-te-serbise-185665" }