Ish-deputeti i LSI: Majko kryeministër i qeverisë tranzitore? Është 100 herë më i mirë se Rama

Publikuar tek: politike, më 19:03 14-03-2019 Ish-deputeti i LSI: Majko kryeministër i qeverisë tranzitore? Është 100 herë më i mirë se Rama

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, i ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report Tv deklaroi se në datë 16 mars qytetarët do të marrin fatet e tyre në dorë për të larguar qeverinë Rama. Ai tha se pas protestës së të shtunës do të fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore.

I pyetur nëse Pandeli Majko, do të ishte njëri nga emrat që do të pranohej për të drejtuar këtë qeveri nëse arrihet konsensusi politik, Brahimllari u shpreh se ‘Ka sinjale për zgjedhje të parakohshme parlamentare përderisa artikulohet. Mund të them se dy tre denoncime të Kryemadhit dy-tre muaj më parë u vërtetuan. Nga 16 marsi fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore.

Brenda PS ka socialistë shumë të ndershëm, mjafton që të ikë Rama. Unë nuk flas në emër të LSI-së. Unë kam thënë në një emision që duhet një kryeministër tjetër jo Rama, u artikulua emri i Majkos dhe thashë se është 100 herë më i mirë se nuk është i lidhur me krimin. Por Ballën, jo, ai është i lidhur si Rama“.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02409291267395
array(1) { ["section"]=> string(99) "ish-deputeti-i-lsi-majko-kryeminister-i-qeverise-tranzitore-eshte-100-here-me-i-mire-se-rama-156440" }