Ish-deputeti i LSI: Meta mund të japë dorëheqjen, i detyruar nga kriza në Kushtetuese

Publikuar tek: politike, më 23:07 19-11-2019 Ish-deputeti i LSI: Meta mund të japë dorëheqjen, i detyruar nga kriza në Kushtetuese Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu, thotë se Presidenti Ilir Meta mund të japë dorëheqjen, i detyruar nga kriza për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në emisionin RepolitiX, Spahiu u shpreh se presidenti është në kushtet në të cilat ishte opozita para djegies së mandateve, pasi sot posti i Metës është i pavlefshëm.

"Opozita la mandatet sepse nuk kishin asnjë vlerë.  Nuk tolerohet më. Ky moment mund të detyrojë edhe presidentin që të japë dorëheqjen. Edhe nëse nuk krijohet një gjykatë do të thotë se nuk ekziston. Presidenti nuk mund të kthejë një vendim në parlament. Presidenti është në pozicionin si ishim ne kur lamë mandatet. Posti i presidentit në këto kushte është i pavlefshëm. Unë do e mbështesja nëse ai arrin të ndalojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese", tha Përparim Spahiu, ish-deputet i LSI.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014595985412598
array(1) { ["section"]=> string(90) "ish-deputeti-i-lsi-meta-mund-te-jape-doreheqjen-i-detyruar-nga-kriza-ne-kushtetuese-186495" }