Ish-deputeti i LSI: Presion shtetëror, policia dhe prokuroria të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 12-10-2019 Ish-deputeti i LSI: Presion shtetëror, policia dhe prokuroria të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari i kërkon policisë dhe Prokurorisë të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re, të cilët po protestojnë prej muajsh kundër prishjes së pronave të tyre.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Braimllari akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar strukturat e tij kriminale të shtypë banorët për të vënë në zbatim projektin korruptiv.

Braimllari iu bën thirrje qytetarëve të dalin në mbrojtje të këtyre banorëve, sepse sipas tij nesër rama mund të dhunojë pronën e të gjithë shqiptarëve.

Statusi i plotë:

Policia dhe prokuroria të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re. Banorët e Unazës së Re po përballen me një presion të paparë shtetëror.
Edi Rama ka urdhëruar strukturat e tij kriminale të shtypë banorët e Unazës së Re për të vënë në zbatim projektin e tij më të madh korruptiv, 20 milionë euro një kilometër.
I bëj thirrje, strukturave të përgjegjshme të Policisë së Shtetit dhe prokurorisë të distancohen nga kjo skemë e Edi Ramës e cila dëmton drejtpërdrejt të drejtat themelore të njeriut.
LSI është e angazhuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe dhunën e ushtruar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit.
Tani është momenti që çdo qytetar të dalë në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re sepse sot Edi Rama po dhunon ata nesër do dhunojë pronën e gjithë shqiptarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12282514572144
array(1) { ["section"]=> string(115) "ish-deputeti-i-lsi-presion-shteteror-policia-dhe-prokuroria-te-terhiqen-nga-dhuna-mbi-banoret-e-unazes-se-re-181777" }