Ish-deputeti i LSI-së i 'përvishet' qeverisë: Socialist jam vetë, Rilindja nuk është PS, ajo është kthyer në sekt

Publikuar tek: politike, më 14:52 02-07-2020 Ish-deputeti i LSI-së i 'përvishet' qeverisë: Socialist jam vetë, Rilindja nuk është PS, ajo është kthyer në sekt Vangjel Tavo

Ish-deputeti i LSI Vangjel Tavo, e ka vlerësuar tejet pozitiv faktin, që kryesimi i radhës i Këshillit të Bashkimit Europian do jetë nga Gjermania, por thekson se vendi ynë do të duhet të përmbushë një më një të 15 kushtet, në të kundërt do të mbetet pas dyerve të BE.

“Nuk mund të merret e mirëqenë, duhet të jemi shumë të përgjegjshëm si politike shqiptare, të plotësojmë kushte që ka bënë BE. Janë 15 kushte. Akoma jemi në proces prove, nuk është realizuar asgjë prej tyre. Teorikisht duket sikur po bëhet përpjekje, u nis me reformën zgjedhore që sipas kushteve duhet të jetë patjetër një reformë konsensuale mazhorancë-opozitë. Është  çuar në parlament. Nga ana tjetër shikojmë që edhe këtë përpjekje kryeministri i vendit përpiqet ta sabotojë duke nxitur deputetë të opozitës parlamentare, veç opozitë nuk është kjo’, tha ai ndër të tjera në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora.

Tavo thotë se realizimi i detyrave të shtëpisë kërkon vullnet politik nga të dyja palët por mazhoranca sipas tij ka treguar se nuk ka vullnet për integrimin. Më tej ai tha se “kjo mazhorancë e sotme që e quan veten Rilindje, që nuk është më forcë politike, nuk është më Partia Socialiste se socialist jam unë, kjo është kthyer në një sekt që dita-ditës po i varfëron dhe mjeron shqiptarët”.

“Kushtet nuk mund ti plotësojë vetëm mazhoranca apo opozita. Kushtet patjetër duhet ti plotësojnë të gjitha forcat politike mazhorancë dhe opozitë, por përgjegjësia kryesore është e mazhorancës. Mazhoranca ka treguar se nuk ka vullnet për integrimin e Shqipërisë në BE se po të kishte vullnet nuk do të vepronte ashtu si ka vepruar qoftë me opozitën, qoftë me shqiptarët. Kjo mazhorancë e sotme që e quan veten Rilindje, që nuk është më forcë politike, nuk është më Partia Socialiste se socialist jam unë, kjo është kthyer në një sekt që dita-ditës po i varfëron dhe mjeron shqiptarët”, shtoi Tavo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094149112701416
array(1) { ["section"]=> string(115) "ish-deputeti-i-lsi-se-i-pervishet-qeverise-socialist-jam-vete-rilindja-nuk-eshte-ps-ajo-eshte-kthyer-ne-sekt-212581" }