Ish-deputeti i PD filmon helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe akuzon: Olta Xhaçka harxhon 10 mijë euro çdo javë për fushatën e PS (PAMJET - VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:18 24-11-2020 Ish-deputeti i PD filmon helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe akuzon: Olta Xhaçka harxhon 10 mijë euro çdo javë për fushatën e PS (PAMJET - VIDEO) Helikopteri i Forcave të Armatosura

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunshki akuzon ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka se po shfrytëzon helikopterët e Forcave të Armatosura për të shkuar në fushatë për PS, në Peshkopi.

Sipas ish-deputetit, që më parë ka punuar në forcat e Armatosura, ngritja e helikopterit kushton 10 mijë euro, dhe ministrja Xhacka sipas tij, e kryen këtë process një herë në javë.

“Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë, që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër”, shkruan Gjunshki.

Ai ka filmuar një helicopter të Ministrisë së Mbrojtjes që është vendosur në një fushë në Peshkopi, ndëekohë që pranë helikopterit afrohen dy makina fuoristradë. Por, nga vendi ku është kryer filmimi, nuk shquhet ministrja Olta Xhacka, cka në fakt është vërejtur edhe nga komentuesit e postimit.

Olta Xhacka është deleguar nga kryesia e PS për të qenë në krye të fushatës organizative të PS në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit 2021. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “MBYLLJE E PËRGJITHSHME”, Rama e nis konferencën me PARALAJMËRIMIN e FORTË: E keni në dorë…
Ditëlindja e Bes Kallakut, s’përmbahet Rama: Spektakël i PËSHTIRË! Presidenti, Zonja e Parë dhe ÇETA e tyre… »
Article Logic
Execution time: 0.011053085327148
array(1) { ["section"]=> string(154) "ish-deputeti-i-pd-filmon-helikopterin-e-ministrise-se-mbrojtjes-dhe-akuzon-olta-xhacka-harxhon-10-mije-euro-cdo-jave-per-fushaten-e-ps-pamjet-video-228913" }