Ish-deputeti i PD largohet nga SHQIPERIA, pranon detyrën e re si ekspert ndërkombëtar në IRAK

Publikuar tek: politike, më 14:22 03-08-2020 Ish-deputeti i PD largohet nga SHQIPERIA, pranon detyrën e re si ekspert ndërkombëtar në IRAK Sherefedin Shehu

Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me një ekspert financash më pak. Sherefedin Shehu, ish-deputet i kësaj partie, dhe ish-zv.ministër i Financave ka filluar një punë të re në Irak, raporton newsbomb.al.

Sipas informacioneve të fundit, Sherefedin Shehu ka marrë detyrën e ekspertit financiar të UNDP në Irak.

Profesor me një ekspertizë të thellë në menaxhimin financiar, për buxhetin shtetëror dhe lokal, me profil zhvillimin ekonomik, do të japë ekspertizën e vet larg Shqipërisë, raporton newsbomb.al.

Sipas të dhënave, puna e re do të zgjasë plot 14 muaj, në Bagdat dhe Erbil, ndërkohë që prej javësh në Shqipëri, është ndjerë mungesa e tij, sidmos me dhënien e ekspertizës dhe në mediat e ndryshme kombëtare ose jo.

                                                               

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019405126571655
array(1) { ["section"]=> string(99) "ish-deputeti-i-pd-largohet-nga-shqiperia-pranon-detyren-e-re-si-ekspert-nderkombetar-ne-irak-215930" }