Ish deputeti i PD-së publikon videon: Është përmbytur Pogradeci, shkak vjedhjet e Ramës

Publikuar tek: politike, më 18:36 12-07-2020 Ish deputeti i PD-së publikon videon: Është përmbytur Pogradeci, shkak vjedhjet e Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka publikuar disa pamje, ku shihet i përmbytur Pogradeci.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Balliu ka akuzuar Kryeministrin Rama duke thënë se për shkak të vjedhjeve të shumta, Pogradeci është lënë në harresë.

‘Pogradeci përmbytet për shkak të vjedhjeve të Ramës. Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qëndror për qytetet dhe qytetarët. Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qëndror nuk ekziston.

Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët. Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama,” shkruan Balliu në postimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098299980163574
array(1) { ["section"]=> string(92) "ish-deputeti-i-pd-se-publikon-videon-eshte-permbytur-pogradeci-shkak-vjedhjet-e-rames-213643" }