Ish-deputeti i PS kandidon për në KAS: Jam skllav i ligjit, mos më gjykoni nga kopertina

Publikuar tek: politike, më 16:28 29-09-2020 Ish-deputeti i PS kandidon për në KAS: Jam skllav i ligjit, mos më gjykoni nga kopertina

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Isaraj ka vendosur që të aplikojë për anëtar i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve.

Ai është marrë në intervistë nga grupi i punës që përbëhet nga Damian Gjiknuri, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku dhe Oerd Bylykbashi.

Në fjalën e tij Isaraj ka kërkuar që të mos gjykohet nga kopertina, ndërsa theksoi se gjithmonë ka qenë skllav i ligjit.

Arben Isaraj: Gjërat janë të shkruara nuk po zgjatem shumë. Jam jurist me profesion sot ushtroj detyrën e pedagogut të brendshëm në shkollën e magjistraturës dhe me këtë rast ne njerzit jemi si librat dhe të gjithë na gjykojnë nga kopertina, por këtu nuk duhet të ndodhë kjo gjë dhe sigurisht nuk po ndodh përderisa po pyetemi në lidhje me atë se çfarë kemi bërë në jetë.

Eksperienca ime në lidhje me zbatimin e ligjit, lidhet me karrierën 32 vjeçare, jam ndesh jo vetëm me ligjbërjen kur flasim për hartimin e miratimin në Kuvend, në këtë botë njeriu është i lirë ta zgjedhë skllavërinë e tij, unë gjithë kohës në 32 vjet kam qenë skllavi i ligjit e s’ka ndodhur kurrë të marr qoftë një vërejtje te këmë pasur ndonjë ankesë apo masë në pozicionet e detyrat.

Jam i bindur që rol të rëndësishëm për zgjedhje të suksesshme ka konsolidimi i shtetit të së drejtës, ndëshkimi i atyre që manipulojnë zgjedhjet duhet të jetë i pakompromis.

Sot ne jetojmë në teatrin e jetës ku dhe debati për menaxhimin e zgjedhjeve nuk bën përjashtim, e nëse në këtë teatër do qëndrojmë spektatorë do paguajmë për veten, fëmijët e të ardhmen e vendit ndaj gjykova se është koha për të mos qëndruar më si spektator por të jem anëtar i KAS në KQZ

Murrizi: Më vjen mirë që ke apliku, nëse shpirtërisht ndihesh i pavarur besoj se do i bëhej mirë organit ku do të shkoje.

Për mua është kënaqësi që një kapacitet i tillë vjen të ofrohet që me 25 prill mos të kemi më duar në zgjedhje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013370037078857
array(1) { ["section"]=> string(93) "ish-deputeti-i-ps-kandidon-per-ne-kas-jam-skllav-i-ligjit-mos-me-gjykoni-nga-kopertina-222126" }