Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj na ka treguar tashmë që një nga pasionet e tij më të mëdha është piktura.
Së fundmi, Ndocaj është shfaqur më i frymëzuar se kurrë. Ai publikon pikturën e tij më të fundit, përmes së cilës shfaq imazhin e një femre krejtësisht nudo.
“Miq ju përshëndes me këtë pikturën time të fundit”, shkruan Ndocaj krahas pikturave të tjera të publikuara edhe më herët në rrjetet sociale, pasion të cilit Ndocaj duket se ka gjetur kohën për t’iu përkushtuar edhe më shumë tashmë që nuk është më pjesë e parlamentit.