Ish-deputeti i PS sulmon Majkon: Nëse nuk garanton votën e Diasporës, të japë dorëheqjen! S’kemi nevojë për ministër butaforik

Publikuar tek: politike, më 11:39 01-06-2020 Ish-deputeti i PS sulmon Majkon: Nëse nuk garanton votën e Diasporës, të japë dorëheqjen! S’kemi nevojë për ministër butaforik Dedja-Majko

Teksa në tryezën e reformës zgjedhore nuk është arritur asnjë akord dhe duket se as nuk është diskutuar vota e Diasporës, reagon ish-deputeti i PS Taulant Dedja.  

Ky i fundit, i përjashtuar prej kohësh nga Partia Socialiste, e tanimë me një jetë jashtë kufijve të Shqipërisë, thotë se nëse nuk sigurohet vota e Diasporës, ministri përgjegjës Pandeli Majko, duhet të japë dorëheqjen.

“Nëse nuk garantohet vota e Diasporës, ministri i Punëve të kota Majko, të japë dorëheqjen. Nuk kemi nevojë për ministër butaforik”, shkruan Dedja. 

Majko në fakt, përtej disa qendrimeve kritike, prej kohësh është një ministër ‘hije’, pavarësisht se mbetet një nga figurat më të vlerësuara ndër vite nga shqiptarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097110271453857
array(1) { ["section"]=> string(130) "ish-deputeti-i-ps-sulmon-majkon-nese-nuk-garanton-voten-e-diaspores-te-jape-doreheqjen-s-kemi-nevoje-per-minister-butaforik-208604" }